Juventus, Pirlo: Giroud? Mund të na vlejë…

Pas fitores së mbrëmshme, 4-1, ndaj Udineses, trajneri i Juventusit Andrea Pirlo ka folur edhe për merkaton që starton sot.

Lexo edhe:

VIDEO/ Poker i Juventus, dopietë e Ronaldos

“Jemi duke folur me klubin, e dimë çfarë duhet të bëjmë. Merkatoja e janarit është gjithmonë e vështirë por ndoshta një sulmues mund ta na bënte punë.

Giroud? Edhe mund të na shërbejë. Të shohim dhe shpresojmë se do bëjmë diçka në ditët në vazhdim", është shprehur Pirlo, citon Ora News.

E sigurtë është se, gjatë kësaj merkatoje Juventus do të përforcohet me një sulmues qëndre, por cili do të jetë ai, këtë do e mësojmë gjatë muajit janar.

/a.r,OraNews