Vendi i parë në grupin e Nations League, Duka: Nuk ishte test real

Nuk mund të mungojë Kombëtarja aty ku intervistohet presidenti i FSHF, Armand Duka.

Kjo gjë ka ndodhur edhe gjatë intervistës së tij për gazetaren Albana Bejko dhe emisionin “Ora Sport” në RTV Ora.

A ishte testi real për Kombëtaren vendi i parë në grupin e Ligës së Kombeve?

Armand Duka: Testi ishte I vështirë sepse ishte për ato që diskutuam më lart. Në një kohë pandemie që trajneri nuk mund të parashikonte se cili do të ishte ekipi me të cilin do të përballej në ndeshjen e ardhshme, për arsye të protokolleve, për arsye të infektimeve, që kemi patur edhe ne në skuadër. Për arsye të moslejimit të disa futbollistëve nga disa shtete për të marrë pjesë në aktivitet. Pra, ka qenë një vit vërtetë i veçantë, i vështirë por gjithësesi në fund mund të themi se ia dolëm. Por nuk mund të themi se ia dolëm me bindje. Ishte më shumë një aktivitet për tu mbaruar e për tu fituar dhe jo test real.

Por në një lloj mënyre, për ta parë gjysmë plot gotën, kjo na bëri që të testojmë shumë më shumë futbollistë të rinj që vërtetë patën një paraqitje të mirë dhe vërtetë që i japin shpresa ekipit për të ardhmen dhe i janë më shumë besim për të ardhmen. Po të mos ishim në kushte të jashtëzakonshme, iniciativa për të aktivizuar këta lojtarë të rinj. 17, 18 vjeç apo 19 vjeç, që është e paprecedentë në Shqipëri, do të ishte disi më e stepur. Nuk do e merrnin këtë iniciativë.

Testin nuk mund ta konsiderojmë test real. Test real do të jetë nëse në Eleminatore do të rikthehen tifozët, do të përfundojë kufizimi i lëvizjeve dhe çdo njeri do të ketë të gjitha potencialet e veta në dispozicion, siç do të jetë 2021.