VIDEO/ Tripletë e City-t. "Qytetarët" fundosin Chelsean në vetëm 15 minuta
Manchester City-n triumfon në Londër përballë Chelsea-t, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Premier League.
“Blutë e Londrës” janë shpërfytyruar në pjesën e parë, teksa të besuarit e Guardiolës kanë arritur të shënojnë plot 3 herë.
Fillimisht ishte Gundogan, i cili shënoi në minutën e 18’, ndërkohë që 3 minuta më vonë ishte Foden që shënoi të dytin, ndërsa De Bryjne shënoi edhe të tretin në minutën e 34’.
Gjatë pjesës së dytë, ekipi i Pep Guardiolës menaxhoi mire lojën, pavarësisht golit të Hudson-Odoi në minutën e dytë shtesë, duke marrë tre pike me shumë vlerë.
Pas kësaj fitore, “Citiziens” ngjitet në kuotën e 29 pikëve, po aq sa edhe Tottenham, në vendin e pestë. Ndërsa Chelsea ndalet në kuotën e 26 pikëve në vendin e tetë.
Përmbledhja e ndeshjes:
/a.r,OraNews