FOTO/ Courtois, e dashura e re është Mayka Rivera. Por bukuroshja e mohon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2021, 16:05
Në Spanjë janë të sigurtë: E dashura e re e Thibaut Courtois është Mayka Rivera, e famshme për pjesëmarrjen e saj në programin televiziv "La isla de las tentaciones".
Sipas paparacit Diego Arrabal, shkruan "Marca", portieri i Real Madrid dhe bukuroshja nuk kanë dalë ende hapur në publik, në Spanjë janë gati të bëjnë bast se mund të lindë një dashuri e re.
"Të gjitha thashethemet në lidhje me marrëdhëniet e mundshme me Courtois janë krejtësisht të rreme!" shkruajti në rrjetet sociale.