VIDEO/ Zero humbje pas 15 javësh, Milan mposht Beneventon dhe rikthehet në krye të Serie A
Milan rikthehet në krye të Serie A.
Ekipi i Stefano Piolit fitoi jo me pak vështirësi në transfertën e Beneventos, 0-2, duke vijuar rekordin e zero humbjeve jo vetëm në Itali por edhe në top ligat e Europës.
Kuqezinjtë kaluan shpejt në avantazh që minutën e 15 me Kessie, por kartoni i kuq i Tonalit në minutën e 34 i komplikoi disi gjërat.
Gjithësesi Milan arriti të mbyllë në avantazh pjesën e parë dhe me nisjen e 45 minutave të dyta të gjente edhe golin e dytë. Në minutën e 49 Leao dyfishoi shifrat për kuqezinjtë.
Benevento pati një shans të artë në minutën e 61 për të rihapur ndeshjen, por Caprari gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë fitore, Milan ngjitet në kuotën e 37 pikëve, 1 më shumë se Interi ndjekës. Ndërsa ekipi i Pippo Inzaghit ndalet në kuotën e 18 pikëve në vend të dhjetë.
Më 6 janar, Milan pret në “San Siro” Juventusin.
Përmbledhja e ndeshjes:
/a.r,OraNews