Teuta tripletë Kukësit, zbret Partizanin nga vendi i dytë

Teuta e mbyll vitin 2020 me një fitore të thellë ndaj Kukësit.

"Djemtë e Detit" mposhtën 0-3 në “Elbasan Arena” ekipin verilindor, që edhe me Hallaçin në stol vazhdon të ketë të njëjtat probleme, luan mirë, krijon raste, por pa mundur të finaliziojë, teksa mbrojtja në momente të veçanta lë për të dëshiruar.

Ndeshja përmbyllëse e javës së 12-të në fakt dhuroi emocione, nivel të lartë, por edhe episode të diskutueshe, me Teutën që konfirmohet “kampionia” e transfertave.

Kukësi regjistron humbjen e dytë radhazi me 3 gola diefercë, çka tregon se fokusi kryesor i stafit teknik duhet të jetë faza mbrojtëse.

FT: KUKËSI-TEUTA 0-3

E. Vila 65′, Bregu 69′, L.Vila 90+2

Rezultatet e javës së 12:

Rënditja: