Inzaghi 'tradhëton' Milanin: Inter, favoriti kryesor për titull

Filippo Inzaghi, trajneri i Beneventos, në një intervistë për Sky ka bërë skanerin e vitit 2020 për skuadrën që drejton por edhe në aspektin personal.

"Unë mendoj se ishte një vit i pabesueshëm. Jashtë fushës, në nivelin njerëzor, ishte një vit për t'u harruar nga çdo pikëpamje. Nga ana tjetër, në fushën sportive ishte një vit i paharrueshëm, fantastik, edhe nëse na mungonin tifozët dhe gëzimi që japin në tribuna. Vendosja e tetë rekordeve në Serie B është diçka e mrekullueshme. Tani jemi në Serie A, ku ka skuadra si Torino dhe Fiorentina që nuk kanë asnjë lidhje me renditjen aktuale dhe nuk do të luftojnë për shpëtim: rruga për të qëndruar në Serie A është shumë e gjatë".

Ish sulmuesi i Milanit, ku flet për titullin kampion në Serie A, rëndit Interin si favoritin kryesor.

“Kujt do t’ja jepja “Oscar 2020” mes trajnerëve? Vëllait tim Simones dhe Piolit: ata meritojnë çmimet më të mëdha. Kur humb lojtarë si Ibra dhe Kjaer për disa ndeshje, kur fiton pa to por edhe pa Kessié dhe Bennacer, do të thotë që ka substancë. Kështu që Milani ka të drejtë të besojë për titull. Por unë mendoj se Interi është gjithsesi favoriti: ata kanë vetëm një kompeticion për të luajtur. Juve do të luftojë gjithmonë, janë Napoli dhe Roma, ekipe të forta".

Kujtojmë se në datë 3 janar, Benevento e Inzaghit pret në shtëpi pikërisht Milanin kryesues.

/a,r.OraNews