Në gjykatë dosja e mafiozit Italian bëri 750 mijë euro pasuri në Durrës
Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim dosjen ndaj anëtarit të dyshuar të Camorra-s, Ferdinando Muollo, i dënuar për vrasje në Itali, ndërsa në Shqipëri akuzohet për pastrim të parave.
Hetimet kanë provuar se Ferdinando Muollo ishte i proceduar penalisht në shtetin italian dhe pas kësaj kishte investuar në Republikën e Shqipërisë.
Muollo ka qenë nën hetim për 18 muaj, kohë gjatë të cilës policia dhe prokuroria e Durrësit thonë se kanë identifikuar atë, dhe pronat e tij të dyshuara se janë përfituar me veprimtari kriminale.
Më 29 tetor, Gjykata e Durrësit ka miratuar vënien nën sekuestro preventive të pasurive që në total përllogariten në përllogaritet 750 000 euro.
Hetimi ka treguar se ai ka jetuar i qetë dhe ka hapur tre shoqëri tregtare duke sfiduar edhe autoritetet në maskën e një dentisti, deri kur prokuroria e Napolit u ka kërkuar agjensive shqiptare të gjejnë ish-kamorristin.
Sipas hetimit ka filluar investimet në Shqipëri në vitin 2012 me një shoqëri me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare në Tiranë, ku ka pasur 50 % të aksioneve.
Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku ka 45 % të kuotave.
Dhe në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratore dentare, ku ka 30 % të kuotave.