Shiste fishekzjarre dhe kapsolla në ushqimore, vihet në pranga tregtari në Lezhë
Një shtetas 56 vjeçar me inicialet B. R., është arrestuar nga policia e Lezhës nën akuzën se tregtonte në biznesin e tij fishekzjarre dhe kapsolla.
Në kontrollin e bërë në dyqanin me artikuj ushqimor në lagjen "Nënë Tereza", Lezhë policia ka gjetur dhe ka sekuestruar qindra fishekzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese të rrezikshme për jetën e qytetarëve gjatë përdorimit civil të tyre.
'Pronari i dyqanit, shtetasi B. R., 56 vjeç, banues në Lezhë, u shoqërua në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprat penale "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive", "Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin", “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale” dhe "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë' thuhet në njoftimin e policisë