Drejt imunitetit të tufës, 50% e banorëve në Tiranë kanë kaluar Covid 19

Sipas  një studimi të Akademisë së Shkencave, në kryeqytet virusi ka pasur një harmoni shpërndarje në të gjitha lagjet.

Sipas akademikëve Genc Sulcebe dhe profesor Alban Ylli, imuniteti i tufës në Tiranë pritet të fitohet shumë shpejt, rezultatet e këtij studimi janë bazuar vetëm për valën e parë të pandemisë, duke mos përfshirë fillimin e dimrit.

Sulçebe: Përqindja lëkunder afërsisht 50% të popullatës. Ky është konkluzioni që ne mund të nxjerrim sot që në fund të 2020, pothuajse 50% e popullatës urbane të Tiranës është pozitive ndaj këtij virusi

 Por ndërkohë që në Tiranë  duket se situata më e keqe ka kaluar, në rrethe të tjera rreth 20-25 % e popullatës kanë fituar antitrupat ndaj Covid.

Ylli:  Niveli i imunitetit me virusin në njohjet e deritanishme shkencore është rreth 25%. Në qytetin e Tiranë s'ka një imunitet gjithmonë e më të madh i cili po përparon me shpejtësi drejt imunitetit të tifës por në termat në Shqipëri imuniteti është ende relativisht i ulët.

 Sulcebe dhe Ylli folën dhe për rëndësinë e vaksinës anticovid, që sipas studimeve pritet të jetë efikase edhe për variantin e ri të Covid që po përhapet.