Tërmeti në Kroaci, Shqipëria jep 250 mijë euro ndihmë financiare

Qeveria shqiptare do të lëvrojë 250 mijë euro fond në ndihmë të Kroacisë, pas tërmetit të 29 dhjetorit 2020, i cili shkaktoi dëme të mëdha.

Të paktën 7 persona janë gjetur nën rrënojat e shtëpive të rrëzuara një ditë më parë në Kroaci si pasojë e tërmetit me magnitudë 6,2 në shkallën Rihter.

Kërkimet deri mëngjes konfirmuan deklaratën e kryebashkiakut të Petrinjës se gati gjysma e banesave të qytezës qendrore pësuan dëmtime nga lëkundjet e forta.

Deklarata e tij u shoqërua rastësisht nga një paslëkundje e fuqishme.

Një vajzë 12-vjeçare ishte e para viktimë e gjetur të martën poshtë mureve të shembura, ndërsa pas shtatë orëve kërkime trupi i një banori tjetër u gjet nën gërmadhat e një kishe në Sisak.

Për shkak të panikut nga shembjet por edhe me udhëzim të autoriteteve, qindra banorë e kaluan natën në strehët e ngritura nga administrata lokale, apo jashtë pranë zjarrit e të tjerë në makina.