Aksident në Tiranë: Makina del nga rruga, vdes shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2020, 08:32
Një aksident fatal ka ndodhur pothuajse mesnatën e djeshme rreth orës 23:20, në vendin e quajtur "Bishti i zhurit".
Mjeti i drejtuar nga shtetasi A.F. 46 vjeç, ka dalë nga rruga duke i shkaktuar vdekjen.
"Me datë 29.12.2020, rreth orës 23:20, në vendin e quajtur "Bishti i zhurit", mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç", thuhet në njoftimin e policisë
Vijon puna me grupin hetimor dhe sherbimet e policisë për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes .