Vrasja në 2005, Gjykata lë në burg Indrit Rusin, Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2020, 11:48
Gjykata Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg dhënë nga shkalla e parë për Indrit Rusin, Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin.
Ata akuzohen për vrasjen e Klodian Salliut dhe Vajdin Lames ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.
Avokati i Lul Berishës dhe Indrit Rusit shprehet se rezervon të drejten për të folur me median për shkak të sekretit hetimor.
Ndërkohë, për këtë ngjarje në Kosovë është arrestuar edhe Indrit Taullau, ndërsa në Dubai si i impikuar në këto dy vrasje u arrestua Plarent Dervishaj.
I vetmi person që ështe në kërkim për dy vrasjet e bujshme vazhdon të jetë Lul Berisha.