QSUT shkarkon nga detyra mjekun Ilir Allkja
Qendra Spitalore Universitare ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies së punës për mjekun e Urgjencës Mjekësore Paraspitalore Ilir Allkja
QSUT ka njoftuar se shkarkimi nga detyra i mjekut ka ardhur për shkak të shkeljes së Kodit etik të punonjësve dhe Kodit të Punës. Sipas QSUT reagimet e vazhdueshme në medie të mjekut konsistojnë në dezinformimin e publikut
Mjeku, Ilir Allkja, u thirr të enjten e kaluar (24.12.2020) në drejtorinë e QSUT me motivacion për rishikimin e kontratës së punës, por sipas tij i është pyetur vetëm për deklaratat e tij publike në lidhje me sistemin shëndetësor. Allkja në një prononcim për mediet pas paraqitjes në drejtori tha se nëse do të penalizohet, do ndjekë rrugët ligjore për të kërkuar të drejtën e tij.
Ende nuk ka një reagim nga mjeku Allkja pas shkarkimit.