Tempora – Kodi Zgjedhor pa konsensus dhe nën “tutelën” e ndërkombëtarëve
15 herë është ndryshuar Kodi Zgjedhor në shqipëri, por për herë të parë në histori më 30 korrik ligji rregullatori i proceseve zgjedhore u miatua pa konsesnsus të gjërë politik.
Rruga drejt ndryshmimit nuk qe e thjeshtë.
Ndërkombëtarët vendosen kusht kompromisin brenda dhe jashtë Kuvendit ndaj qeveria u ul në tryezë negociatat me një opozitë në rrugë dhe një opozitë e re në kuvend.
Konflikti politik detyroi ambasadoren e SHBA Yuri Kim që të ndërhynte direkt në negociata.
Pas ecekjakeve në selitë politike, pas terheqjes së vëmëndjes së krerëve të partive politike, pas ultimatumesh për të përmbyllur një reformë thelbësore dhe konsenduale për procesin zgjedhor.
Partitë politikë u “ngujuan” në tokë të huaj deri në arritjen e marrëveshjes.
Në tokën amerikane, me orë të tërë të 3 faktorët politik arritë mbrëmjen e 5 qershorit konsensusin për një kod të ri zgjehdor.
Reforma duhej të kalonte në kuvend pa u prekur por nuk ndodhi kështu.
Atëherë kur ishte arritur marrëveshja, atëherë kur u duk se politika mund të gjejë gjuhën e bahskëpunimit, qeveria e Edi Ramës vendosi të ndryshojë pa kompromisin e opozitës në thelb Kodin Zgjedhor.
U prek kushtetuta, për herë të parë në historinë e pluralizmit pa konsensus politik, u ndryshuar sistemi zgjedhor, u hoqën koalicionet parazgjedhore,thuhet se u hapën listat dhe rritet pragu me 5% elekroral.
Në dhjetor Komisioni i venecias dhe ODHIR shprehën keqardhje për miratimin e nxituar të ndryshimeve kushtetuese dhe në Kodin Zgjehdor, por shtuan se përmbajtja e tyre nuk bie ndersh me standartet ndërkombëtare.
Me këtë kod të ri zgjehdor, të kundërshtuar fort nga PD e LSI katër muaj më vonë shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverisjen e vendit për 4 vitet e ardhshme.