Aksidentoi dy shtetaset në Roskovec duke shkaktuar vdekjen e njërës prej tyre, vihet në praga 34 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2020, 10:26
Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin S. P., 34 vjeç i cili në gjendje të dehur drejtonte mjetin me të cilin përplasi dy shtetase në fashtin Marinëz, njëra prej të cilave ndërroi jetë në spital
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dyja shtetaset të cilat u dërguan në spitalin e Fierit dhe të nesërmen ka ndërruar jetë në spital shtetasja Z. K.
'Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan shtetasin S. P., 34 vjeç, banues në Roskovec pasi në datë 28.12.2020, rreth orës 16:30, në fshatin Marinëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel Astra”, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetaset Z. K., 60 vjeçe dhe N. K., 33 vjeçe, banuese në Marinëz, Roskovec' thuhet në njoftimin e policisë.