Osmënaj: Për covidin thamë se jemi më mirë se Gjermania, por tani jemi më keq se Maqedonia

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku imazherist Renato Osmënaj u shpreh se nëse Rama do që të raportojë numrin real të vdekjeve Covid, duhet të raportohen shifrat nga INSTAT.

Osmënaj: Deklarata e ministrisë së Shëndetësisë bëhej në një format duke thënë se falë ministrisë së Shëndetësisë në spitale paraqitej sipas asaj deklarate.

Kjo ishte vetëm për spitalet Covid. Por nëse do kryeministri të dijë se sa kanë vdekur, duhet të marrë të dhënat nga INSTAT për vdekjet dhe të krahasohet me Maqedoninë.

Çdo të vdekuri në Maqedoni i kryhet tampon. Unë nuk kam qenë për publikimin e të vdekurve se reklama që iu bë këtij virusi, ishte tejet e dëmshme.

Komiteti Teknik bënin mbledhje në Skype se ai ishte kreu i këtij komiteti. Këta mjekë kanë reaguar shumë ngadalë dhe në mënyrë politike. Po ashtu thanë se janë më të suksesshmit se Gjermania, po pastaj e ulën stekën me Maqedoninë. Numrat tanë janë më të lartë se Maqedonia.