Tempora - Pandemia mes orës policore, propagandës qeveritare dhe vaksinës
Shënohet rasti i parë me Covid 19 në Shqipëri.
Menjëherë nisin masat shtrënguese, kufizim i jetës publike, mbyllje të shkollave dhe aktiviteteve kulturore.
Teksa ditët kalonin rastet e reja shtoheshin. Shifrat megjithatë ishin larg atyre që bota po përjetonte.
Dhjetëra të prekur në ditë, ndërsa numri i humbjeve të jetës fatmirësisht ishte i ulët.
Për të mbajtur nën kontroll situatën qeveria ndërmerr masa drastike.
Gjithçka mbyllet dhe qytetet i ngjanin më shumë qyteteve fantazmë.
Komunikimet publike në mbylljen e parë bëheshin nga vetë Kryeministri Rama, i cili njoftonte përmes facebook çdo akt normativ.
Në rrugë zbritën makina të ushtrisë, askush nuk mund të dilte jashtë përveçse për ushqime dhe ilaçe, edhe këto me orare të përcaktuara dhe me leje.
Jo ditë por me javë e muaj qytetarët u përballen më izolimin. Teksa shifrat e të prekurve dhe atyre që fatkeqësisht humbën jetën nga virusi vijuan të uleshin, ndaj qershori ishte muaj kur kufizimet për qytetarët thuajse u ezaruan.
Shtatori solli rritje të shifrave. Numrat e të prekurve nisën të shtoheshin me shpejtësi, duke vendosur kështu shifra rekord të të prekurve por edhe të humbjeve të jetëve.
Qindra të prekur në 24 orë, dhjetëra viktima regjistroheshin çdo ditë në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.
Teksa bota nisi sërish kufizime Shqipëria ishte një nga vendet që nisi kufizime më vonë se askush. Ora policore u vendos vetëm më 11 Nëntor.
Sot kemi mbi 56 mijë qytetar shqiptar që janë prekur nga Covid 19, ku më shumë se 31 mijë prej tyre janë shëruar.
Fatkeqësisht kanë humbur jetën përballë këtij virusi më shumë se 1150 qytetarë.
Kryeministri u kujdes që të shkonte personalisht në SHBA për të folu me sy më sy me prodhuesit e saj.
Por sot dimë që 100 vaksina priten të vijnë në janar.