Ndryshimet e fundit në qeveri, reagon ambasadorja e SHBA Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar menjëherë pas ndryshimeve në qeveri.

Pas dorëheqjes së Gent Cakajt nga detyra e ministrit të Jashtëm Kim e ka falënderuar për të gjitha angazhimet e tij, ndërkohë që ka thënë se marrëdhënia mes SHBA dhe Shqipërisë është e fortë falë liderëve si ai.

Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, si aleatë të NATO-s. Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të drejtuesve si ju. Ju urojmë suksese në të gjitha angazhimet  tuaja të ardhshme. Faleminderit”, shkruan Kim.

Kim ka përshëndetur dhe emërimin e Olta Xhaçkës në postin e ministres së Jashtme, duke u shprehur se Xhaçka ka qenë një partnere e jashtëzakonshme në forcimin e marrëdhenieve mes dy vendeve.

'Mirëpresim emërimin e Olta Xhaxkës si Ministre e Punëve të Jashtme  Xhaçka ka qenë një partnere e jashtëzakonshme në forcimin e marrëdhenieve mes dy vendeve.  Shpresojmë të punojmë në vijim për të foprcuar dhe më shumë marrëdheniet tona diplomatike'

Njëherazi Ambasadorja e SHBA përshëndeti emërimin e Niko Peleshit në postin e ministrit të Mbrojtjes.

'Ne mirëpresim emërimin e Niko Peleshit si Ministër i Mbrojtjes. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të siguruar që Flamuri i Shteteve të Bashkuara dhe Flamuri i Shqipërisë të mbetet më i forti i miqve, partnerëve dhe aleatëve të NATOS.' shkruan Kim

LEXO EDHE: Rama njofton me Twitter ndryshimet në qeveri, ikën Cakaj e zëvendëson me Xhaçkën, kthen Niko Peleshin