Ruajtja e Arkivës së Shtetit, përfundon faza e parë e ngritjes së godinës ku do të mbrohen dokumentet historike

Pas më shumë se 100 vjetësh, dokumentet historike të Shqipërisë do të ruhen sipas standardeve europiane.

Pjesa e parë e projektit për ndërtimin e vendruajtjes së Arkivit Qëndror Shtetëror në Shkozë tashmë ka përfunduar.

Kryeministri Rama gjatë inspektimit të mjedisve bëri krahasime me të shkuarën.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Arkivit, Ardit Bido, u shpreh se kjo është vetëm faza e parë dhe godina e parë e projektit.

Ai u shpreh se janë dhe 2 godina të tjera në pritje për tu rikonstruktuar, si dhe ambjenti rrethues i këtij kompleksi, një projekt që pritet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm.

Aktualisht të dy godinat, në Tiranë dhe e reja në Shkozë kanë një kapacitet prej 75 mijë kutish ku ruhen dokumente të shtetit shqiptar.

Bido u shpreh se kjo do të jetë funksionale për 20 vitet e ardhshme ndërsa godinat e tjera që do të ndërtohen do të mbahen për raste emergjencash.