Koronavirusi i merr jetën piktorit të njohur, miku i tij tregon bisedën me të: Ku ta dija se ishte kafja e fundit
Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër personaliteti të artit. Piktori, Besim Tula, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në moshën 71-vjecare. Prej më shumë se 20 ditësh ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk arriti që ta mposhtë sëmundjen.
Për largimin e tij nga jeta ka reaguar edhe gazetari Ilir Kadia, i cili kujton bisedat në telefon në këtë kohë pandemie vetëm për ta pyetur si është vetë dhe si e ka familjen.
Dy ditë më parë ata kishin zhvilluar bisedën e fundit, ku Tula i tha se e kishte marrë malli për një kafe, për të cilën Kadia i trishtuar shkruan: “Ku ta dija unë se do ish kaq e hidhur kafja jote”.
Kadia: Shpirti më është tulatur brenda zemrës!Nuk do të më flasë!Miku i tij më i mirë, Besim Tula, paska vdekur!Nuk do t'a besojë!I paska pushuar zemra e qeshur!I paska mbyllur përgjithmonë sytë e butë!I paska ngrirë dora që lëvrinte penelë!Besim Tula njerëzori!Miku që edhe kësaj kohe mizore të telefononte për të pyetur thjesht:Si jeni me shëndet?Si është nëna, mbesat,nipi,djemtë...?Vetë si je?Parmbrëmë më the se të kish marrë malli për një kafe Besim!Ku t'a dija unë se do ish kaq e hidhur kafja jote!Përzjerë me lot nga ikja jote o Njeri Shpirtbukur!O zemërmadhi Besim!