Formacioni i tunxhit, koncert në TKOB
Të hënën instrumentistët e formacionit të tunxhit “Albania Brass” performuan në ballkonin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe baletit. Artistët interpretuan muzikën e disa prej këngëve të vjetra qytetare.
Tingujt e instrumentit të tunxhit pushtuan të hënën qendrën e kryeqytetit shqiptar.
Për shkak të pandemisë, ballkoni i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit u kthye në skenën e Formacionit të Tunxhit “Albania Brass.
Artistët Ilir Kodhima, Xhino Daja, Reinald Poci, Dorian LLanga, Ilir Vorbsi dhe Nikolas Bonçi interpretuan muzikën e disa prej këngëve të vjetra qytetare.
Disa rastësisht e të tjerë të njoftuar më parë, publiku nuk mungoi t`i bashkohej koncertit festive.
Ky event zhvillohet në kuadër të ditëve festive të fundvitit dhe në vijim TKOB premton të tjera surpriza për artdashësit.