Film në Shkodër/ Lindja e Krishtit flet shqip për herë të parë

Lindja e Krishtit, historia e mbi 2 mijë viteve më parë ka ardhur për herë të parë si një produksion shqiptar. Filmi erdhi si një mesazh për festën e pazakontë mes pandemisë me mbështetjen e vëllezërve Kapuçin  dhe motrave Stigmatine që veprojnë në Shkodër.

Lindja e Krishtit, ngjarja që ndryshoi historinë e botës flet për herë të parë edhe në gjuhën shqipe.

Këtij momenti që i dha botës mbi 2 mijë vjet përpara një tjetër rrjedhë i janë kushtuar shumë realizime prej kompanive të mëdha të filmave, por asnjëherë nuk kishte ndodhur të kishte protagonist, e aq më pak të fliste shqip.

Mesazhi i filmit është aktualizuar me realitetin që po jetojmë si pasojë e pandemisë Covid 19.

Në rolin e Marisë dhe të Jozefit, prindërve të Jezusit, luajtjën dy të rinjtë Ersila Luka dhe Markerit Hila. Ata tregojnë emocionet që ju dha një realizim i tillë i frymëzuar nga libri i shenjtë i Biblës.

Nuk ka qënë një punë e lehte për këtë produksion, pasi përveç përzgjedhjes së vendeve ku do të filmohej, është përgatitur kostumografia e veçantë dhe janë angazhuar dhjetra të rinj e të reja, banorë të këtyre zonave.

Rrugëtimi në një prej momenteve më të shënuara siç është lindja e Krishtit, shpëtimtarit të botës u zgjodh të vinte si mesazh i këtyre Krishtlindjeve ndryshe, prej fretërve Kapuçin dhe motrave Stigmatine në bashkëpunim me famullinë Nënshat, Hajmel – Dheu i Lehtë, ndërsa filmimet u kryen prej bashkëpunëtorit të kësaj famullie, të riut Elvis Zefit.