Nuk ka më dyshime, Anxhela Peristeri fituese e Festivalit 59-të të Këngës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2020, 23:28
Anxhela Peristeri është fituesja e festivalit të 59-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar me këngën "Karma".
Kompozimi muzikor nga Kledi Bahiti dhe teksti nga Olti Curri do të na përfaqësojë në festivalin e Eurovizionit.
Juria përbëhej nga Luan Zhegu, Vasil Tole, Zana Shuteriqi, Ramë Lahaj, Preç Zogaj, Kastriot Çaushi dhe Andri Xhaho
Emri i Anxhela Peristerit kishte ditë që përflitej në media se do të ishte fituese e këtij festivali dhe nata e sotme e konfirmoi.