Humb dëgjimin, postimi prekës i aktorit: Nëse më thërrisni e s'e kthej kokën...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2020, 14:31
Me anë të një postimi në Facebook, aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka trishtuar të gjithë ndjekësit e tij.
Aktori ka treguar se ka humbur dëgjimin në njërin vesh ndërsa tjetri funksionon vetëm 30%.
Postimi i plotë i aktorit:
E trisht
Isha ne nji kontrollë rutinore për vesh Dhe Merre me mend Njeni vesh papritmas e paska humbë ndëgjimin.
Tjetri edhe 30% funkcionon!Pse?S'e diti as doktori!
Por S'po ankohem Veç nese m'shurdho hendo t'me mbetët peng që s'do ta ndëgjoj zanin e lahutës e s'do t'mundem me knua ma!
Për tjetër shnosh!
Nëse s'e kthej kryet kur t'me thirrni n'rrugë Mos u hatroni
S'e kam nga mendjemadhësia
Do t'rri me klysh
E trisht!
