Covid-19 i merr jetën regjisorit shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2020, 15:37
Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër figure të njohur të televizionit shqiptar. Bëhet fjalë për regjisorin Kadri Metohu.
Metohu nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19 dhe ka humbur jetën në moshëbn 90 vjeçare.
Ai ka qenë i angazhuar gjatë karrierës së tij në dhjetra spektakle televizive, dokumentarë, telereportazhe e radiodrama, por edhe në veprat skenike si regjisor i disa veprave operistike.
I ndjeri studioi për regjisurë në Pragë të Cekosllavakisë nga ku pruri një eksperiencë të madhe bashkëkohore duke dhënë kontributin e tij të vyer në fushën e regjisë televizive, radiofonike dhe skenike.