Artistët kërkojnë të ulet mosha e daljes në pension, gati drafti
Kreu i sindikatës së artistëve, Reshat Ibrahimi, mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora me moderatorët Arjola Shehu dhe Arjon Muçka ka prezantuar projektdraftin për uljen e moshës së daljes në pension të artistëve, si balerinë, valltarë dhe artistët e cirkut.
Me ligjin e ri të sigurimeve shoqërore në vitin 1994 Ibrahimi tregon se artistëve çdo vit mosha e pensionit i ritet me 6 muaj dhe deri tani mosha e pensionit për burra ka shkuar 63 vjeç dhe për gratë 58 vjeç.
"Deri në vitin 1993 artistët kanë patur një ligj ku trajtoheshin në mënyra shumë të sigurta, valltarët, balerinët, artistët e cirkut ku gruaja dilte 45 vjeç në pension dhe burri 50 vjeç.
Në vitin 1994 me ligjin e ri të sigurimeve shoqërore të gjithë i kanë futur në një thes, të gjitha fushat e artit dhe i futën artistët në grupin e ligjit ku çdo vit i ritej mosha e pensionit 6 muaj. Nga viti 1994 deri tani mosha e burrit për të dalë në pension ka shkuar 63 vjeç e 3 muaj dhe gruaja 58 vjeç. "
Ai gjithashtu theksoi se në këtë projektligj një pikë kryesore është edhe rishikimi i pensioni suplementar. Pra përveç pensionit të plotë që artistit i takon të marrë ai duhet të përfitojë dhe suplement shtesë. Ata si sindikatë kanë kërkuar që kjo kërkesë të jetë e vlefshme për të gjithë artistët dhe koeficenti të jetë 2.5.
"Ligji aktual është vjetërsia në profesion, deri në vitin 94 ka patur një koeficent për pagat bruto dhe mblidhet shuma e gjitha viteve dhe pastaj jepet pensioni. Ne kemi kërkuar që të ketë pension suplementar, me qëllim që artisti të marrë dy pensione.
Kemi kërkuar që një koeficent përshembull për pensionin që u bë për naftëtarët që 1% për çdo vjetërsi pune ne kemi kërkuar që ky përqind të jetë 2.5. Në rast se një artist i kategorisë së parë, valltar, balerin, artist cirku gruaja i del 45 vjeç në pension me kontribut 35 vjet i thonë 22 vjet në profesion. 2.5 për çdo 22 vjet në profesion i thonë afërisisht 55% të pagës të pensionit të plotë. Në rast se i ka dalë pensioni 300, 55% të gjysmës i shkon pensioni mbi 400 mijë"