Magjia në telajo, artisti shqiptar, që po rrëmben vëmendjen e zviceranëve

Magjia në telajo,  artisti shqiptar, Astrit Dragovoja që po rrëmben vëmendjen e të gjithë

Astrit Dragovoja është djali i ri nga Mali i Zi i cili u gjet rastësisht në pozicionin e piktorit, pa ditur se për të do të ishte më pas pasioni I jetës.

Një aksident në sportet ekstreme i shkakton një lëndim të shpinës. Shkoi tek mjeku dhe në vend që ta shëronte e dëmtoi më shumë duke e detyruar të ndërpriste të gjitha sportet ekstreme.

Por kur një derë mbyllet hapet dera tjetër.

E mori telajon për të vijuar punën me bojë vaji,  që kishte lënë përgjysmë nga motra e tij pa e ditur se po niste një rrugë që do i sillte shumë famë.

Që me pikturën e parë të hedhur në instagram nisën kontaktet për të hapur ekspozitë.

Kohët e fundit ka prezantuar veprat e tij në eventin “Konrad Art Week 2020” që është mbajtur në Zvicër.