Përvjetori i vdekjes/ Demalia: Ja ç'shkruante Hemingway për Petro Markon
Duke përkujtuar ndarjen nga jeta të shkrimtarit Petro Marko, Ilir Demalia tregon çfarë shkruante shkrimtari botëror, Ernest Hemingway për të.
Postimi i plotë:
Apologjia ime
Në vjetin 1991 më 27 dhjetor u largua nga Tirana për në shtëpinë e tij përjetëshme në Dhërmi, buzë detit Jon, njeriu, qytetari, fisniku, stoiku, shkrimtari Petro Marko.
Shkrimtari botëror, miku i tij i luftës së Spanjës, Ernest Hemingway, në një post-cart që i ka dërguar Petro Markos i shkruan, “Shkrimtari, që do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…”
Ta kujtojmë me poezinë e tij "Apologjia ime"
…Marrëzi, turp turp dhe
mëkate
për jetën e tërbuar
se kur më ndal, o gjeneratë,
që vuan rrugës ndonjë nate,
më merr për të dënuar
dhe, me një zë që vret,
ngahera më pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda në shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
në ç’dhera e në ç’dete?!
-Çudi! Ç’kërkon prej meje ti
dhe si, o jetë, pyet,
kurse në varferi
më hodhe kur më gjete
të lindur nga skelete
pa dritë, pa liri?-Njeri!
Nga vete, as më thua?
-S’e di! Jo, Nuk e di!
Po lermë, o jetë, ç’ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atëherë, jetë e krisur,
për mua mos pyet
se qysh në n’agim kam nisur
të shkel si skllav i shkretë
mbi gjurma shprese drite…
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mëkatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i çmëndur ëndërrtar,
s’jeton me shqetesime!…
-Mu thell’ në brëndësire
ku ndjenja rron e lirë,
ku dhembja dhëmb e prekur
nga ligja jote e fuqiplotë,
në gjirin tim si hekur,
si hekur e çelik,
qëllo,qëllo, o me kamxhik;
pa frik’ e pa mëshirë
e pa pendim,
se mu në thellësire
të shpirtit, në një kënd,
lindi një shqetësim
që çeli varrin tënd…
