Agnelli letër juventinëve: Vit i vështirë por do luftojmë për titullin e 10-të rradhazi

Presidenti i Juventus Andrea Agnelli, përmes një letre dërguar forumit VecchiaSignora.com, tregon objektivat e bardhezinjëve një një vit që ai e konsideron si të vështirë.

“Ne do të luftojmë deri në fund për titullin e dhjetë radhazi. Jemi të vetëdijshëm për forcën tonë, në këtë moment dramatik për industrinë në të cilën operojmë”.

Juventusi e mbylli vitin në vendin e gjashtë dhe -10 pikë nga kreu, që mbahet nga Milani (megjithëse me një ndeshje më shumë për të luajtur).

Agnelli tenton të mbajë lart humorin në kampin bardhezi, pa harruar urimet e Krishtlindjes në fund të një viti të vështirë për shumë njerëz.

“Po mbyllim një vit që askush nuk do ta kishte imagjinuar. Mendimi i parë është për të gjithë ju dhe të dashurit tuaj … Shpresoj që të gjithë të jeni mirë, edhe pse e di që nuk është kështu. Kemi humbur familjarë dhe miq dhe po sforcohemi në punë … Të gjithë ne. Le t’i hapim dyert vitit 2021 duke shpresuar për qetësi dhe lumturi, këtë herë me më pak retorikë se zakonisht”, shkruan Agnelli .

/a.r,OraNews