Zikaltrit në ndjekje të "kushërinjëve", formacionet e mundshme të Verona-Inter
Verona-Inter është ndeshja që hap siparin e mbrëmjes së sotme në Serie A.
Zikaltrit do të synojnë fitoren dhe të presin më pas Milan-Lazio për të mësuar nëse do i presin Krishtlindjet në vend të parë ose jo.
Sipas mediave italiane, Conte mund të zgjedhë të hedhë në fushë një ekip të rreshtuar 3-4-3 me Perisic favorit ndaj Vidal.
Nga ana tjetër, Verona duhet të bëjë pa Barak, Benassi, Vieira, Di Carmine, Favilli dhe Kaliniç. Në sulm pritet të jetë i riu Salcedo, në pronësi të Inter, ashtu si edhe Dimarco, shkruan OraNews.
FORMACIONET E MUNDSHME
VERONA (3-4-2-1): Silvestri; Dawidowicz, Magnani, Ceccherini; Faraoni, Tameze, Veloso, Dimarco; Lazovic, Zaccagni; Salcedo. Tr. Juric.
INTER (3-4-3): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Young; Perisic, Lukaku, Lautaro. Tr. Conte.