Pochettino te PSG mund të hapë skenarë të rinj, shkëmbim Eriksen-Paredes?
Zyrtarizimi i Maurizio Pochettinos në krye të pankinës së PSG, pas shkarkimit të Thomas Tuchel, mund të jetë një shans i mirë edhe për Christian Eriksen, i cili nuk po gjen hapësirat e duhura te Inter.
Edhe pse erdhi me shumë bujë te zikaltrit, danezi më shumë po qëndron në stol çka ka bërë që të jetë në shitje që në merkaton e janarit.
Lexo edhe:
PSG zgjedh Pochettinon, argjentinasi sjell në Paris edhe dy futbollistë
Dhe hipoteza më e fundit, sipas mediave italiane, është ajo e transferimit te PSG ku do të gjejë ish trajnerin e tij te Tottenham, raporton Ora News.
IDEJA E SHKËMBIMIT PAREDES-ERIKSEN
PSG do të ishte zgjidhja perfekte, jo vetëm për Eriksen që do të rigjente trajnerin e preferuar, por edhe për Inter që te francezët luan Leandro Paredes, I preferuari për zikaltrit dhe I pari në listën e Antonio Contes për merkaton.
Në këtë pike, një shkëmbim mes palëve mund ti kënaqë të dyja palët.