E bujshme! Shkarkohet Tuchel, Pochettino dhe Allegri në garë për stolin e PSG

Pavarësisht fitores 4-0 në kampionat dhe kualifikimit për në fazën tjetër të Champions League, PSG shkarkon trajnerin Thomas Tuchel.

Sipas mediave vendase, favoritë për të zënë vendin e tij janë Mauricio Pochettino dhe Massimiliano Allegri, që të dy të papunë pas largimeve nga Tottenham dhe Juventus.

Sipas asaj që shkruan “Le Parisien”, favorit duket argjentinasi 48-vjeçar, raporton Ora News.

Sipas mediave franceze, ish trajneri i Tottenham pritet të nënshkruajë një kontratë 2.5 vjeçare me parizientë.

Që pas përfundimit të aventurës së tij me Tottenham më 18 nëntor 2019, Pochettino është kërkuar nga disa klube siç është edhe Manchester United, por ai kishte treguar gjithmonë një interes të madh për Paris Saint-Germain, shkruan Ora News.

Por ende nuk ka asgjë zyrtare pasi, Drejtori Sportiv i PSG Leonardo ka të preferuarin e tij Massimiliano Allegrin.

/a.r,OraNews