PSG zgjedh Pochettinon, argjentinasi sjell në Paris edhe dy futbollistë
Paris Saint Germain duket se e ka zyrtarizuar pasuesin e Thomas Tuchel në stolin e skuadrës. Bëhet fjalë për argjentinasin Maurizio Pochettino, ish trajner i Tottenham.
Lajmi për arritjen e një marrëveshjeje mes Leonardos dhe Pochettinos është bërë publik nga mediat italiane.
“Mauricio Pochettino ka arritur një marrëveshje me Paris Saint-Germain, e konfirmuar. Tani është koha për të përgatitur kontratën, për të fiksuar detajet e fundit përsa i përket stafit teknik dhe për të hedhur firmën”.
Me zyrtarizimin e Pochettino pritet që PSG të bëjë edhe lëvizjet e para në merkato. Christian Eriksen dhe Dele Alli, dy lojtarë që argjentinasi i njeh mirë, pritet që t’i bashkohen kampionëve të Francës.
I pari është jashtë planeve të Interit, kurse i dyti nuk po gjen hapësira te Tottenhami I Jose Mourinhos.
Pochettino është nën kontratë me Tottenham dhe londinezët nuk do të bëhen pengesë, pasi është në favorin e tyre që nuk do ta paguajnë më ish-trajnerin e tyre.
Kandidat tjetër për stolin e PSG isht edhe italiani Max Allegri, ndërsa mësohet se pas shkarkimit klubi parizien duhet ti paguajë 7 milionë euro Thomas Tuchel.
Lexo edhe:
E bujshme! Shkarkohet Tuchel, Pochettino dhe Allegri në garë për stolin e PSG