Një agoni e gjatë dhe asnjë gjurmë alkooli dhe droge, dalin detajet e autopsisë së Maradonës

Një muaj pas vdekjes së Diego Armando Maradonës zbulohen detaje nga autotpsia e mjekësisë ligjore në Argjentinë,

Sipas raportit të siguruar nga gazeta spanjolle AS, në trupin e legjendës argjentinase nuk është gjetur asnjë gjurmë e alkoolit ose drogës, ndërsa u gjet prania e ilaçeve psikotrope: ilaçe kundër depresionit, antiepileptikët dhe një ilaç kundër alkoolit.

Sipas analizave, Maradona nuk ka vdekur menjëherë por ka vuajtur për orë të tëra në dhomën e tij, madje 6 ose 8 orë, para edemës pulmonare, për shkak të insuficiencës akute të zemrës, me zbulimin shoqërues të miokardiopatisë së zgjeruar.

Të gjitha detaje të dobishme për hetimin e fajtorëve të dyshuar të vdekjes, shkruan Ora News.

Me pak fjalë, rezultatet e autopsisë kriminalizojnë personat që kishin për detyrë monitorimin e shëndetit të Maradonës.

Lexo edhe:

Vdekja e Maradonës, hetimet fajësojnë mjekët: Neglizhencë totale

Diego Armando Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor në moshën 60-vjeçare.

/a.r,OraNews