“Nuk të jep garanci që shkon deri në fund” Gëzdari flet për Partizanin: I duhet merkato
Ish-futbollisti Edmond Gëzdari në një intervistë për "Sport Magazine" me gazetarin Drilon Xhepollari ka folur në lidhje me situatën në të cilën gjendet Partizani.
Gëzdari ka thënë se të kuqtë nuk janë një skuadër që për momentin të jep garanci që shkon deri në fund të kampionatit, ndërkohë që ka shtuar se për të përmirësuar situatën duhet të marrë lojtarë të rinj.
“Partizani tani për tani nuk është një skuadër që të jep garanci për të shkuar deri në fund. Unë e njoh konceptin e dajës dhe duke ditur që ka një vështirësi që i mungojnë njerëzit pas, them që ka ndërtuar një skuadër që mbrohet, kjo i heq mundësinë për të shënuar gola. Daja tani për tani ka kërkuar që me njerëzit që ka të mos marrë gol dhe të mundohet të shënojë, të jetë i kujdesshëm dhe çfarë të kapi ta kapi në sulm.
Në janar, nëse Partizanit i lejohet që të marrë lojtarë të tjerë, duhet të ketë përmirësime nëse do të kalojë atje ku mendojnë të gjithë”, ka thënë Gëzdari.