Messi arratiset nga Barcelona me avion privat, Krishtlindje në Argjentinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2020, 11:13
Lionel Messi ka lënë Barcelonën dhe ka fluturuar drejt Argjentinës, ku së bashku me familjen e tij do të festojë Krishtlindjen.
Ylli blaugrana ka udhëtuar me një avion privat, ndërsa do të kthehet në Barcelonë ditën e dielë për të vijuar stërvitjen me skuadrën e tij.
Ditën e martë, Messi duhet të jetë në fushën e lojës për sfidën e La Ligas kundër Eibar, e vlefshme për javën e 16 të kampionatit, shkruan Mundo Deportivo.
Barcelona aktualisht ndodhet në vendin e pestë në kuotën e 24 pikëve, 8 më pak se Atletico dhe Real Madrid kryesues.
/a.r,OraNews