Rekordi/ Messi: Kurrë nuk e kisha menduar se do mposhtja Pelenë

Me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme ndaj Valladolid, Lionel Messi realizoi rrjetën numër 644 me fanellën e Barcelonës duke kaluar edhe rekordin që deri dje mbahej nga legjenda braziliane Pele (643 gola me Santos).

Përmes një mesazhi në Instagram, argjentinasi shprehet se kurrë nuk do ta kishte besuar se do të arrinte këtë shifër, shkruan Ora News.

“Kur nisa të luaja futboll nuk mendoja të thyeja rekorde. Dhe për më tepër, nuk më ka shkuar kurrë në mendje të matem me një si Pele”, shkruan ndër të tjera Messi.

“Falenderoj këdo që më ka ndihmuar ndër vite, që nga shokët e mi të skuadrës, te familja ime, miqtë e mi dhe të gjithë që më mbështesin çdo ditë. Nje përqafim”, mbyll mesazhin 6 herë fituesi i “Topit të Artë”, raporton Ora News.

Lexo edhe:

VIDEO/ Barça rikthehet te fitorja, Messi në histori

/a.r,OraNews