Gëzdari reagon për deklaratat e Nevil Dedes: Është një lajthitje, nuk është sjellje modeste
Ish-futbollisti Edmond Gëzdari ka komentuar edhe deklaratat e trajnerit të Tiranës Nevil Dede, ku ky i fundit u shpreh se bardh e blutë e mundin Kukësin edhe me 18 vjeçarë.
Gëzdari i ka cilësuar si të tepërta këto deklarata në Sport Magazinë.
“Kjo është një lajthitje e Dedes, pasi ka bërë me Tiranën 6 barazime, ka rrahur vetëm Fierin. Ai të rrahë njëherë ato pastaj Kukësin. Të japësh kështu deklaratash do të thotë që ti e dominon kampionatin, ti i bën 3 gola çdo skuadre dhe tani e ka radhën Kukësi. Ai mund ta fitojë ndeshjen se ka skuadër edhe Tirana edhe Kukësi. Unë kam përshtypjen që Tirana vetëm me një zgjidhje, mund të ketë nevojë për një sulmues Doka. Them që Tirana ka skuadrën më të mirë, aty-aty me Durrësin. Kjo nuk është një sjellje modeste para publikut dhe para lojtarëve”, ka thënë Gëzdari.