"Më trajtojnë si një komandant", intervista 360 gradë e Ibrahimoviç: Te Milan ndjehem në shtëpi
Një intervistë 360 gradë e Zlatan Ibrahimoviç për mediat italiane ku rrëfen gjithçka. E ardhmja te kuqezinjtë, Covid-19, Champions League etj.
E ARDHMJA – “Do vazhdoj të luaj për sa kohë bëj atë që bëj tani”
MILANELLO – “A ndihem mire në Milanello? Shumë mire, ndjehem si në shtëpi. Ndohem këtu me vullnet të plotë. Drejtuesit, trajneri, shokët, komunikimi, këtu funksion gjithçka. E vërtetë që më kanë dhënë dhomën e Berlusconit? Mos e ekzagjerojmë. Por më më trajtojnë si një komandant”.
SËRISH TE MILAN? “A do të qëndroj përjetë te Milan? Jam vërtetë mirë, port ë shohim. Jeta vazhdon e nuk e di çfarë do të ndodhë. Familja ime është më e rëndësishme se gjithçka”.
CHAMPIONS LEAGUE – “Kush nuk do të pëlqente të luante? Nëse do të qëndroj, do të luaj”
PA MOSHË – “Ekziston mosha? Jo, nuk ekziston. Është gjithçka diçka që lidhet me kokën”.
COVID – “A u shqetësova? Kur më ndodhi në fillim isha shumë I qetë, thuajse plot kuriozitet, të shoh çfarë është ky Covid. Ka goditur të gjithë botën, një tragjedi e madhe, tani erdhi edhe tek unë. Isha në shtëpi dhe po prisja çfarë do të ndodhjte. Dhimbje koke, jo e forte por bezdisëse. Humba pak edhe shijen. Isha gjatë gjithë kohës në shtëpi, I mërzitur, nuk mund të dilja, nuk mund të stërvitesha mire. Të rrish në një vend është e tmerrshme. Ky virus është I tmerrshëm dhe mos e sfidoni. Distancë dhe maskë, gjithmonë”
TALENTI – “Talenti vlen nëse e kultivon. Duhet të punosh, të punosh, të punosh. Duhet sakrifikuar. Çfarë janë 90 minutat e ndeshjes? Asgjë nëse nuk stërvitesh çdo ditë për shumë orë. Sa më shumë stërvitem aq më mire ndjehem. Ja them edhe të tjerëve: mos u dorëzoni kurrë. Po e shpjegoj në një formë tjetër: nëse nuk dorëzohesh, fiton”.
/a.r,OraNews