644 golat e Messit/ Nga një birrë për çdo portier të mposhtur, Buffon: Po e marr si kompliment
Nga një birrë për çdo portier që ka pësuar një gol nga Lionel Messi.
Vendimi është marrë nga kompania e njohur Budweiser, që ka vendosur të krijojë një shishe birre, të shifruara, për 644 golat e argjentinasit, i cili fundjavën e shkuar theu rekordin e Pele sa i përket golave me një skuadër, raporton Ora News.
Lexo edhe:
Rekordi/ Messi: Kurrë nuk e kisha menduar se do mposhtja Pelenë
Mes portierëve të përfshirë është edhe Gigi Buffon, portier i Juventus, i cili është përballur disa herë me 6 herë fituesin e “Topit të Artë”.
“Bud... faleminderit për birrat. Po e marr si kompliment. Kemi përballur beteja të mëdha në vitet e shkuara. Urime për thyerjen e rerkordit të 644 golave me një skuadër Messi! Është me të vërtetë një rezultat i pabesueshëm”, shkruan Buffon,, raporton Ora News.

/a.r, OraNews