Milan-Lazio, formacionet e mundshme

Milan-Lazio është kryendeshja e mbrëmjes së sotme në Serie A me kuqezinjtë që do të synojnë mbajtjen e vendit të parë dhe rekordin e ligave kryesore në Europë me 0 humbje.

Dy ekipet vijnë pas dy fitoresh të rëndësishme në fundjavë ndaj Sassuolos dhe Napolit.

Stefano Pioli nuk do të ketë të gatshëm Kessie, Kjaer, Gabbia, Bennacer dhe Ibrahimovic, ndërsa Inzaghi do të duhet të bëjë pa Acerbi, Fares, Lulic, Parolo dhe Lucas Leiva.

FORMACIONET E MUNDSHME

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Leao. Tr. Pioli. 
LAZIO (3-5-2): Reina; Patric, Luiz Felipe, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Escalante, Luis Alberto, Marusic; Caicedo, Immobile. Tr. Inzaghi.