VIDEO/ Japonezi i Burrelit këndon këngën dedikuar Adem Jasharit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2020, 14:48
Një video e futbollistit japonez të Burrelit, Juta Takahashi është duke bërë së fundmi xhiron në rrjetet sociale.
22-vjeçari i ka surprizuar të gjithë teksa shfaqet në ambientet e stadiumit “Liri Ballabani” duke kënduar këngën patriotike dedikuar heroit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.
Edhe pse ka vetëm pak muaj që mbërritur në Shqipëri, Takahashi mesa duket është ambientuar shumë shpejt dhe ka filluar të bjerë në “dashuri” me këngët patriotike shqiptare.