Pioli: Jam krenar për Milanin, por duhet t'i marrim gjërat me radhë
Milani duket sikur i është rikthyer kohëve të arta duke dhuruar ndeshje spektakolare që nga marsi i këtij viti për të gjithë tifozët e futbollit.
Së bashku me Juventusin janë të vetmet skuadra që akoma nuk e kanë provuar shijen e humbjes në Serie A për këtë sezon.
Kur ka mbetur vetëm një ndeshje ndaj Lazios për të mbyllur vitin, Stefano Pioli,trajneri i skuadrës nuk ka ngurruar të pranojë krenarinë që ndjen kur shikon punën e skuadrës.
"Jam shumë krenar dhe krenaria vjen kur shikoj punën që bëhet në skuadër. Të gjithë si personel jemi të kënaqur me atë që po bëhet deri tani, por e rëndësishme është ndeshja tjetër".
Pavarësisht ambicies dhe dëshirës për të fituar gjithmonë, ai qëndron me këmbë në tokë kur thotë që llogaritë duhen bërë në fund të sezonit.
"Ju flisni për të ardhmen, por kjo ndërtohet vetëm nëse i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Duam të dalim mirë në çdo ndeshje dhe të përmirësohemi, por nëse në fund jemi në krye të tabelës kjo është akoma më mirë.
Në këtë sezon Milani nga 13 ndeshjet e luajtura ka fituar 9 dhe ka barazuar 3, ndërsa nesër ndaj Lazios luan ndeshjen përmbyllëse të vitit.