Serie A edhe në mesjavë, formacionet e mundshme të Juve-Fiorentina

Ndeshja e fundit e Juventusit në shtëpi për vitin 2020 do të jetë ajo në "Allianz Stadium" ndaj Fiorentinës.

Sot nis java e 14-të e Serie A, e cila do të luhet e gjitha në dy ditë dhe vëmendja më e madhe është pikërisht te dueli mes bardhezinjëve dhe skuadrës vjollcë.

Fiorentina po has vështirësi të shumta në këtë sezon dhe për momentin luan për mbijetesë por rivaliteti që ka ekzistuar gjithmonë mes këtyre dy klubeve pritet ta bëjë shumë interesant këtë takim që do të luhet në orën 20:45.

Arthur dhe Demiral janë mungesat e vetme të Pirlos për këtë sfidë ndërkohë që Fiorentina e Prandellit është e plotë dhe do të kërkojë të bëjë surprizën në "Allianz Stadium" duke u mbështetur te emra të tillë si Castrovilli, Ribery e Vlahovic.

Formacionet e mundshme

Më herët në orën 18:30 do të luhet një tjetër sfidë ajo mes Crotones dhe Parmës që do të hapë javën e 14-të, me miqtë që janë disi më të avantazhuar për të marrë maksimumin, edhe pse Crotone në javët e fundit ka patur rritje dhe nuk duhet nënvlerësuar.

SERIE A – JAVA E 14 

E martë, 22 dhjetor
Ore 18.30 - Crotone-Parma
Ore 20.45 - Juventus-Fiorentina 

E mërkurë, 23 dhjetor
Ore 18.30 Verona-Inter
Ore 20.45 Bologna-Atalanta
Ore 20.45 Milan-Lazio
Ore 20.45 Napoli-Torino
Ore 20.45 Roma-Cagliari
Ore 20.45 Sampdoria-Sassuolo
Ore 20.45 Spezia-Genoa
Ore 20.45 Udinese-Benevento