Basha të rinjve: Taksa e korrupsionit po dërrmon ekonominë, më 25 prill çlirojmë vendin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkëbisedoi, me një grup të rinjsh që studiojnë dhe kanë mbaruar studimet në universitetet jashtë vendit. Sipas tij sot vendi ka nevojë për shpresën e ë rinjëve, ndaj tha se pa ta nuk mund të ketë ndryshim real.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim, me një grup të rinjsh që studiojnë dhe kanë mbaruar studimet në universitetet jashtë vendit.
Kreu i opozitës tha se në një kohë kur të rinjtë po ikin përditë nga Shqipëria, kthimin i çdo studenti ekselent në atdhe është një mesazh shprese për ndryshimin që kërkon vendi.
Të rinjtë ngritën disa prej shqetësimeve kryesore që ata kanë konstatuar me kthimin e tyre në vendlindje, ku parësor është punësimi dhe vështirësia për të krijuar sipërmarrje të reja.
Duke iu përgjigjur këtyre problematikave, Basha solli shembullin europian të Start-up-eve të reja, pikërisht duke i mundësuar rinisë, të rinjve që duan të krijojnë një sipërmarrje të tyren, kredi me interesa të favorshme.
"Ne do të luftojmë monopolet që i kanë zënë frymën ekonomisë. Do të mbështesim sipërmarrjen e të rinjve, duke i mbështetur dhe financiarisht, dhe duke krijuar lehtësi fiskale, do të mbështesim biznesin që hap vende pune kryesisht për të rinjtë. Ne do të ulim taksat në mënyrë që investitorët dhe kompanitë, që ofrojnë punësim me paga të larta, të vijnë edhe në Shqipëri."
Por që të ketë punësim dhe mundësi biznesi për të rinjtë, Basha tha se duhet të ketë një ekomomi të lirë dhe të shëndetshme.
Por për shefin e opozitës, ka ende shpresë për këtë vend, pasi sipas tij, ndryshimi ka dhe do të ketë fytyrën e rinisë.