Në Pogradec makina futet në karburant, në Durrës mjeti përplaset me trafikndarësen

Dy aksidente rrugore u regjistruan pasditen e sotme në Pogradec dhe Durrës, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Në rrugën Korçë-Pogradec, pranë  kryqëzimit të Potgories, dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën.  Nga aksidenti ka dëme të mëdha materiale në makina,  ku njëri prej mjeteve ka përfunduar në karburant. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Aksidenti tjetër u regjistrua te ura e Dajlanit, ku një makinë ka rrëshkitur dhe është përplasur me trafikndarësen.  Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet. Për shkak të aksidentit është devijuar qarkullimi.