Elbasan: U arrestuan për vrasjen e Emiljano Ramazanit, babë e bir lirohen për mungesë provash
Lirohen dy te dyshuarit si të përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit.
Me kërkesë të policisë së shtetit, është zëvendësuar masa e sigurisë për shtetasit Albert dhe Seit Menhasa, babë e bir, sepse është provuar që nuk kanë lidhje me vrasjen e bujshme të 20 korrikut të këtij viti.
Togat e zeza të Elbasanit caktuan këtë të merkurë, 23 dhjetor, masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për babë e bir pasi nuk rezultojnë të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.
Ata u arrestuan 7 ditë pas ngjarjes, pasi poshtë një sebratori makinash në servisin ne pronësi të tyre u gjet një armë tip TT.
Në fazën e hetimeve, policia dhe prokuroria e Elbasanit, zbuloi se armën e ka hedhur një person i paidentifikuar, ndërsa nga pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet një i ri i cili zbret nga mjeti dhe vendos ne sebrator armën.
Ky i fundit dyshohet të jetë autori i vrasjes së Ramazanit në aksin Elbasan-Peqin.
I dyshuar për vrasjen është Klevis Kapllanaj, i cili u ekzekutua një muaj më pas pranë banesës së tij me kallashnikov, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.
Sipas hetimeve Emiljano Ramazani u vra nga Nuredin Dumani së bashku me Klevis Kapllanajn.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve mes tyre pas vrasjes së Ramazanit, dyshohet se Dumani ekzekutoi edhe mikun e tij Kapllanajn më 15 shtator.
Për ekzekutimin e Ramazanit më pas janë arrestuar dhe Xhuljano Hoxha, 29 vjeç dhe Euglen Halili, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Ata u ndaluan nga policia si autorë të vrasjes së Regis Runaj, me thikë, por edhe të përfshirë në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit më 20 korrik. Ata qëndrojnë në qeli pasi dyshohet se kanë monitoruar të gjitha lëvizjet e Ramazanit dhe kanë njoftuar autorët për eliminimin e tij.
LEXO EDHE: Vrasja e Emiljano Ramazanit, gjykata lë në burg pronarët e servisit ku u gjet arma e krimit