“Në Pogradec me Redionin", Braimllari tregon historinë e të riut infermier që kërkon të largohet nga vendi

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari vijon takimet me qytetarët, këtë herë në qytetin e Pogradecit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai sjell rastin e një të riu, i cili edhe pse ka mbaruar studimet për infermieri, kërkon të largohet nga vendi për shkak të mungesës së një vendi pune.

Për shkak të mungesës së meritokracisë, papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së kësaj qeverie”, shkruan ndër të tjera zyrtari i LSI në postimin e tij.

Endrit Braimllari: “Në Pogradec me Redionin i cili ka mbaruar Infermieri dhe prej kohësh si gjithë bashkëmoshatarët e tij ka kërkuar të largohet nga vendi.

Edhe pse me një profesion human dhe tepër të rendësishëm në këto kohë, ende nuk po e gjen dot veten në sistemin tonë shëndetësor.

Për shkak të mungesës së meritokracisë, papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së kësaj qeverie.

Do punojmë të gjithë bashkë me qëllim që e ardhmja e të rinjve si Redioni të jetë në vëndin tonë.

#shqiperia_shtepia_ juaj.