Vaksina në fund të 2021, mjekët: Shqipëria do ketë arritur imunitetin e tufës, duhen vetëm 200 mijë doza

Sipas të gjitha projeksioneve, Shqipëria nuk do të mund ta marrë vaksinën anti-Covid deri në fund të vitit të ardhshëm.

Mjekët vlerësojnë se deri atëherë vendi do të ketë arritur imunitetin e tufës.

Për "Tempora" në Rtv Ora, mjekët Artan Koni, Leidon Shapo dhe Arban Domi,  thonë se gjitha që do ti nevojitet Shqipërisë janë rreth 200 mijë doza vaksine për 30% e popullsisë.

Arban Domi: Është pyetje dhe aprovim. Në Shqipëri duhet të jetë 10-15%, apo pak më shumë. Deri në maj dhe qershor do të jetë minimumi 40-50%. Dozat e nevojshme në Shqipëri për fundin e vitit tjetër duhet të jenë për 20-30% të popullsisë, jo më shumë.

Artan Koni: Nga fundi i majit arrijmë një gjendje stabël dhe pa vaksinën.

Leidon Shapo: Sa për vaksinat dhe Shqipërinë në lojë janë çmim, efikasitet, zinxhir ftohës. Edhe sikur të kishte potencialin ekonomik Shqipëria të bënte lojë, se lojë mund ta quaj atë Serbisë me 5000 doza, nuk zgjidhet asgjë. As testohet zinxhiri ftohës, është një vaksinë që do -70. Sa për çmimin, ka ekonomi tregu në të gjithë linjën vaksinore.

Arban Domi: Nëse GeoVax do të ketë një vaksinë, Shqipëria do të jetë prioritet padiskutim. Në Shqipëri duhet 100 mijë-200 mijë doza.

Artan Koni: Flasim kur do të vijë vaksina? Kemi një problem tjetër, nëse vaksina na vjen nesër ajo do të skadojë sepse nuk kemi zinxhir ftohtës. Nuk kemi bërë akoma investimin. Është një investim që tani është marrë vendimi për tu bërë.Nuk e kemi filluar në kohë. Tani u mor vendimi për lëvrimin e fondit. Duhen 2-3 muaj kohë. Jemi gjithmonë me vonesë.